Interi eliminoi Barcelonën me një fitore epike, por padyshim ndikuan edhe disa vendime të marra nga gjyqtari Marciniak. Ish-trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, komentoi negativisht nga studiot e “Bein Sports” në veçanti vendimin e tij për të dhënë penalltinë që e çoi përkohësisht Interin në 2-0.“Unë jam plotësisht kundër kësaj lloj penalltie. Dhe jam plotësisht kundër përdorimit të lëvizjes së ngadaltë. Me shpejtësi normale, është një ndërhyrje e shkëlqyer dhe Kubarsi e merr topin i pari”, tha ai.
Pastaj për Lautaron: “Shikoni çfarë po bën, ai po anohet nga Kubarsi. Ai po kërkon penalltinë. Ai e di që nuk do të shënojë, sepse e ndjen aty. Për mua, gjyqtari në këtë situatë tregon se nuk mori vendimin e duhur”, deklaroi ai.
PANORAMASPORT.AL