Arsenal dhe Porto do të ndeshen sonte në ndeshjen kthyese në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë kishte përfunduar me fitoren e skuadrës portugeze, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati i takimit të parë ishte 1 me 0 dhe ‘Topçinjtë’ duhet të përmbysin gjithçka në përballjen e sotme në Londër.
Këto dy skuadra janë përballur 7 herë në ndeshjet direkte, me të dy skuadrat që kanë nga tre fitore, kurse një ndeshje përfundoi me barazim.
Do të mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në takimin që do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport/