Tuesday, 19. May 2026
Sport

Arsenali u jep fund dyshimeve, zyrtarizon italianin e shumëkërkuar si njeriun që duhet ta kthejë te titulli

GS 30/03/2025 1 Min. Lesezeit

Klubi i Arsenalit ka bërë sot zyrtar emërimin e italianit Andrea Berta si drejtorin e ri sportiv të anglezëve. “Topçinjtë” ishin prej kohësh në kërkim të një personi të përshtatshëm për këtë post të mbetur bosh që pas largimit të Edu Gaspar.

901789dd59db648e00c227279a4cb33d-53296-368o29o694o355z05a6

Berta është një emër shumë i njohur në arenën ndërkombëtare, pasi ai ishte për shumë vite drejtor sportiv i Atletiko Madrid, duke i vënë në dispozicion Diego Simeones elementë të rëndësishëm që e kthyen ekipin në pretendent për trofe.

Të njëjtën gjë pritet ta bëjë edhe te Arsenali, ku puna e deritanishme e Mikel Arteta nuk ka mjaftuar, ndaj kërkohej një emër me shumë peshë për ta mbështetur. Berta ishte kërkuar me ngulm edhe nga klube të tjera, mes të cilëve edhe Milani, por ai ka preferuar që të vazhdojë në Angli karrierën e tij, duke iu bashkuar Arsenalit.

PANORAMASPORT.AL

 

Teilen: