Wednesday, 26. August 2026
Futboll

Arsyeja e pazakontë pse Julian Alvarez refuzon transferimin tek Arsenal

GS 26/08/2026 2 Min. Lesezeit

Atletico Madrid ka vendosur dy kushte për largimin e Julian Alvarez brenda 1 shtatorit. Kushti i parë që oferta duhet të jetë 150 milionë euro. Kushti i dytë që ekipi i ri i Alvarez të mos jetë as Barcelona dhe as Real Madrid.

Këto kushte duket se i plotëson vetëm Arsenal. Megjithatë, sulmuesi argjentinas ka refuzuar deri tani rikthimin në Angli dhe duket se pas kësaj fshihet një arsye jo shumë e zakontë.

Sipas gazetares argjentinase, Veronica Brunatti, Alvarez refuzon të rikthehet në Angli për arsye familjare për shkak të problemeve të vazhdueshme me lejet e qëndrimit në Britaninë e Madhe për prindërit e tij dhe pjesën tjetër të familjes.

Edhe gjatë kohës që ishte te Manchester City, Alvarez kishte vazhdimisht probleme me këtë pjesë, me lejen e qëndrimit për familjarët e tij, të cilët kishin leje qëndrimi si turistë dhe jo të përhershme. Në Spanjë, ka shumë më tepër fleksibilitet falë ligjit të imigracionit. Ekzistojnë gjithashtu viza që lejojnë hyrje të shumëfishta dhe qëndrime më të gjata, veçanërisht për qytetarët me origjinë nga Amerika e Jugut.

Teilen: