Ish basketbollisti i mirënjohur, Artan Rugova, tha se gazeta “Bota sot” ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm.
Rugova kontribues i madh në basketboll ndër vite, ka uruar 30 vjetorin e gazetës “Bota sot”.
“Sot, kur “Bota sot” shënon 30-vjetorin, kujtojmë me respekt rolin e saj të jashtëzakonshëm në informim dhe veçanërisht në sport, përkatësisht në basketboll!
Në kohët më të vështira, kjo gazetë u bë zëri i rezistencës, shpresës dhe profesionalizmit, duke pasqyruar me përkushtim sportin kosovar – nga terrenet e improvizuara të viteve të ’90-ta deri te ndërkombëtarizimi dhe pranimi në arenën ndërkombëtare!
Përmes shkrimeve të saj, me një redaksi të palodhshme dhe profesionale, “Bota sot” promovoi talentet, mbrojti të vërtetën dhe dokumentoi çdo etapë të sportit kosovar.
Gazetarë si Kemajl Goca mbetën simbol i guximit dhe përkushtimit dhe profesionalizmit.
Urime përvjetori I 30-te – suksese edhe për shumë dekada të tjera!”, ka uruar Rugova.