Monday, 11. May 2026
Sport

FSHF i ftoi që të konsultoheshin me grupet e interesit, Kuvendi miraton ndryshimet për ligjin e sportit

GS 26/06/2025 1 Min. Lesezeit

Të nesërmen e deklaratës së Armand Dukës, i cili nga Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e FSHF-së, bëri thirrje që të merren parasysh kërkesat e ekspertëve të qeverisë së futbollit përpara se të miratohen ndryshimet në ligjin për sportin propozuar nga Ministria e Arsimit dhe e Sporteve, Kuvendi ka kaluar ndryshimet 71 vota pro dhe 4 abstenim.

Deputetët që abstenuan ishin Erion Braçe, Petro Koçi nga PS, Dash Sula i PD dhe Meri Markiçi e PSD.

Teilen: