Monday, 7. September 2026
Futboll

Arteta: E shijova fitoren ndaj Chelsea, jemi të aftë të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar

GS 07/09/2026 2 Min. Lesezeit

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, është i kënaqur për fitoren 2-1 ndaj Chelsea në derbin londinez, sukses që u jep mundësi “topcinjve” të qëndrojnë në krye të Premier League me 9 pikë të plota.

Mendoj se ishte një performancë e jashtëzakonshme. Mendoj se e shijova çdo minutë të saj nga fillimi deri në fund. Fillimi ishte i vështirë, por e shijova sepse ekipi reagoi në një mënyrë spektakolare”, tha Arteta.

Mendoj se fitorja është një tregues për ne se sa të aftë jemi të performojmë në një nivel edhe më të lartë se sezoni i kaluar”, tha trajneri spanjoll për fitoren me përmbysje ndaj rivalëve të tyre.

Më tej, ai tha: “Varet se si e ruajmë dhe e mbështesim atë dëshirë, atë përulësi dhe vazhdojmë çdo ditë të përpiqemi të gjejmë një version më të mirë të vetes dhe të ekipit. Ende kemi shumë për t’u rritur dhe shumë për të ofruar, dhe kjo është ambicia e ekipit”.“Bindja, vendosmëria, cilësia të cilën kam ndërmend ta kem vazhdimisht, ishte e bukur. Ishte një ndeshje interesante, mendoj, edhe për spektatorin, dhe mendoj se e meritonim ta fitonim ndeshjen, për të cilën jam vërtet i kënaqur, natyrisht”, tha Arteta.

Teilen: