Mikel Arteta, trajner i Arsenalit, njoftoi këtë të premte se kapiteni Martin Odegaard është në dispozicion për derbin e së dielës kundër Chelsea-t, por nuk tha nëse ai do të luajë si titullar. Mesfushori u dëmtua me kombëtaren norvegjeze dhe nuk ka luajtur që nga 9 shtatori.
“Do të shohim si do të jetë, si do të stërvitet nesër. Ai është në dispozicion, është në formë dhe më pas ne marrim një vendim. Sigurisht që të kesh një lojtar si Martin ndihmon, sepse ai ka treguar ndikimin që ka pasur në katër apo pesë vitet e fundit”, tha Arteta për lojtarin, i cili stërvitet me skuadrën që nga e marta.
Sa për Declan Rice, i cili ka një gisht të thyer, ka më pak siguri. “Nuk është e qartë nëse ai do të jetë i gatshëm për fundjavë”, tha spanjolli. “Ai nuk ka stërvitur ende dhe nuk është e qartë nëse do të jetë në gjendje të luajë”, shtoi ai.
Havertz dhe Merino janë dy dyshime të tjera:
“Do të duhet të presim dhe të shohim se si do të reagojnë. Kai pati një prejre të keqe dhe ne duhej ta hiqnim nga ndeshja kundër Interit. Mikel nuk ishte ndier mirë një ditë më parë dhe ne duhej ta zëvendësonim në pjesën e parë”.
Trajneri foli në fund për rëndësinë e lojës kundër Chelseat: “Javët e fundit kemi humbur disa pikë, kështu që diferencat po pakësohen gjithnjë e më shumë. Nuk do të thotë që kufijtë nuk ekzistojnë, por nevoja për përsosmëri është më e madhe.”