• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arteta me idetë e qarta: Ta harrojmë Realin, tani duam edhe Premier

12/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Arsenali ka lënë pas një mesjavë për t’u kujtuar gjatë, teksa mundi Realin e Madridit në ndeshjen e vajtjes në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

arteta

Një sukses 3-0 që e vendos skuadrën e Mikel Artetës si favorite për të shkuar mes katër më të mirava në Evropë dhe për të zbritur nga froni Realin. Por, ndërsa përparon në Champions, trajneri i “Topçinjve” nuk ka ndër mend të ngrejë flamurin e bardhë as në Premier Ligë. Ai ka kërkuar nga skuadra përqendrim maksimal për takimin e sotëm kundër Brentfordit. Me një fitore, Arsenali do ta reduktonte në 8 pikë diferencën me Liverpulin kryesues dhe Arteta e dëshiron këtë sukses për të vënë nën presion skuadrën e Arne Slot që nesër pret Uest Hemin.

“Nuk dua të mendoj tani për Realin. Kemi bërë një ndeshje mjaft të mirë ndaj tyre në mesjavë dhe kemi hedhur një hap të rëndësishëm në Champions. Por tani nuk ka kohë për të festuar. Duhe ttë mndojmë seriozisht për Premier Ligën.

Pavarësisht se jo çdo gjë varet nga ne, duhe ttë besojmë dhe të luftojmë deri në fund. Sigurisht që titullin mund ta humbasë Liverpuli në kushtet ku ndodhemi. Por ne duhet të bëjmë pjesën tonë, duhet të fitojmë ndeshjet tona dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Mikel Arteta. Trajneri i Arsenalit gjithashtu shtoi se sulmuesi i “Topçinjve”, Kai Haverc, pritet që shpejt të kthehet në skuadër.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Suhareka – Prishtina, ndeshja e vetme e Superligës të shtunën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.