Saturday, 7. March 2026
Sport

Artim Shaqiri emërohet koordinator për ekipet e të rinjve

GS 11/04/2025 1 Min. Lesezeit

Koordinatorë të rinj të ekipeve të të rinjve të Maqedonisë së Veriut për gjeneratat nga viti 2006 deri në vitin 2012 janë emëruar Artim Shaqiri, ish-reprezentues i Maqedonisë, ish-kapiteni i kombëtares së Maqedonisë, e së fundmi edhe trajner i njohur, si dhe ish-futbollist Sashe Milloshevski.

“Të dy do të jenë të dobishëm në zhvillimin e futbollit në Maqedoni përmes punës së tyre në ekipet e të rinjve”, – kështu deklaroi drejtori teknik i FFM-së për futbollin e të rinjve, Gjorgji Hristov.

Ai tha se Nikolla Gligorov dhe Filip Ivanovski do të jenë video-analistë për ekipet e të rinjve.

Hristov po ashtu tha se në të ardhmen nuk do të tolerojë asnjë presion ndaj përzgjedhësve dhe se nëse ka një gjë të tillë do të bëhet publike.

Teilen: