Monday, 20. April 2026
Futboll

As 50 dhe as 60 mln euro, zbulohet çmimi që Real Madrid ka vendosur për kartonin e Camavinga

GS 20/04/2026 1 Min. Lesezeit

Eduardo Camavinga po përjeton sezonin e tij më të vështirë te Real Madrid, që pas transferimit nga Rennes në vitin 2021. Francezi ka marrë shumë kritika këtë sezon, por vula iu vendos sidomos për paraqitjen e fundit ndaj Bayern në Champions League, ku 23-vjeçari u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit dhe fill pas alrgimit të tij, bavarezët shënuan dy golat e përmbysjes së rezultatit në shifrat 4-3.

“Defensa Central” zbulon se drejtuesit e Real Madridit kanë vendosur të nxjerrin në shitje mesfushorin francez. Deri tani është përmendur shifra 50-60 milionë euro, por sipas raportimit në fjalë, Real Madrid kërkon plot 70 milionë euro për të lënë të lirë francezin.

Camavinga-n e duan në Premier League, klube si Arsenal dhe Chelsea, por shifra 70 milionë euro e vendosur nga Real Madrid mund të zbeh disi interesin për të. Një gjë mund të thuhet me siguri të plotë, që Camavinga do të ndajë rrugët me klubin madrilen në fund të këtij sezoni.

Teilen: