Monday, 30. March 2026
Sport

As Dortmundi s’do të marrë pjesë në Superligën Evropiane

GS 21/12/2023 1 Min. Lesezeit

Borussia Dortmundi është skuadra e radhës që e ka refuzuar pjesëmarrjen në Superligën Evropiane.

Klubi gjerman iu bashkua gjigantit tjetër gjerman, Bayern Munich, por edhe klubeve të tjera evropiane si Manchester United, Atletico Madrid e Sevilla, duke e shprehur kundërshtimin për themelimin e kësaj lige, e cila konsiderohet si ilegale nga UEFA dhe nga FIFA.

“Ne nuk jemi në disponim për të marrë pjesë në Superligën Evropiane”, u shpreh shefi ekzekutiv i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke.

Për momentin, Real Madridi dhe Barcelona janë të vetmit klube të interesuar për të marrë pjesë në Superligën Evropiane.

Teilen: