Friday, 20. March 2026
Sport

Asamblisti i VV-së: Problemi te përfaqësuesja e Kosovës është më i thellë

GS 22/11/2023 1 Min. Lesezeit

Asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka thënë se problemi te Kombëtarja e Kosovës është më i thellë.

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ po diskutohet rreth Kombëtares së Kosovës në futboll.

Sveçla ka thënë se problemi te ‘Dardanët’ nuk është vetëm përzgjedhësi, por sipas tij më i thellë.

”Problemi te përfaqësuesja e Kosovës është më i thellë. Patëm fat në Zvicër e morëm një pikë, sot nuk patëm fat ishim shumë të mirë se Bjellorusia, deri në minutën e 40-të kemi mundur t’i japim 2-3 gola mi dhonë,” tha ai.

Teilen: