Real Madridi nuk ka hequr dorë nga Olise, pavarësisht refuzimit të qartë të Bayern. Sipas Marca-s, Blancos janë gati ta rrisin ofertën e tyre në 220 milionë euro për të siguruar francezin, i cili aktualisht po luan në Kupën e Botës me ekipin e Deschamps.
Natyrisht, klubi spanjoll nuk ka fonde të pakufizuara, prandaj po shqyrtojnë shitjen e një mesfushori kyç. Dy kandidatët janë Fede Valverde ose Aurélien Tchouaméni.
Aktualisht, Perez është më i përqendruar në marrëveshjen me Olise sesa te Enzo Fernandez, i cili ka kohë që përpiqet të largohet nga Chelsea dhe të nënshkruajë për Real Madridin.
Teilen: