Liverpooli ka kaluar në finale të Carabao Cup falë rezultatit të përgjithshëm 3-2, pasi në ndeshjen e dytë me Fulhamin barazoi 1-1.
Pas 11 minutash lojë, The Reds kaluan në epërsi me golin e Luis Diaz, që u asistua prej Jarell Quansah.
Në minutën e 77-të, Harry Wilson asistoi te Issa Diop që realizoi për 1-1, duke ndezur edhe më shumë ndeshjen.
Por, Liverpooli ia doli të mbante rezultatin e përgjithshëm, për të kaluar në finale të Carabao Cup.
Në finale, The Red do të përballen me Chelsea./h.ll/abcnews.al