Saturday, 28. March 2026
Sport

Askush si Barcelona në arenën Europiane për vitin 2025, katalanasit shkruajnë historinë…

GS 09/04/2025 1 Min. Lesezeit

Barcelona po kalon një moment të artë, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Dortmundin me rezultatin 4 me 0, duke marshuar kështu drejt raundit gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve.  

BARCELONA

Viti 2025 ka nisur në mënyrë perfekte për skuadrën e Hansi Flik që nuk ka humbur asnjë nga 23 ndeshjet e këtij viti kalendarik në të gjitha garat, duke regjistruar 19 fitore dhe 4 barazime.

Kjo është nisja më e mirë pa humbje në një vit të vetëm në historinë e klubit katalanas, duke kaluar edhe ecurinë e vitit 2016, ku në 22 ndeshje regjistruan 19 fitore dhe 3 barazime.  Barcelona do të tentojë që në ndeshjet e radhës ta thellojë këtë ecuri pozitive.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: