Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me fitore përballjen ndaj Bjellorusisë, duke triumfuar me rezultat 2-0.
“Kuqezinjtë” e zhbllokuan sfidën në minutën e 32-të, kur Kristjan Asllani realizoi nga pika e bardhë, pas një penalltie të akorduar në favor të Shqipërisë.
Skuadra shqiptare nuk u ndal me kaq dhe në fundin e pjesës së parë arriti të shënojë edhe golin e dytë.
Në minutën 45’+2, Ernest Muçi shfrytëzoi asistimin e Elseid Hysajt dhe realizoi për 2-0.
Në pjesën e dytë, Shqipëria e menaxhoi avantazhin e krijuar, duke mos lejuar kundërshtarin të rikthehej në lojë.
Pas 90 minutave lojë, Shqipëria triumfoi 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe e nis me pikë të plota këtë përballje.
Ndeshjen e radhës, Shqipëria do ta zhvillojë ndaj San Marinos më 29 shtator, në orën 20:45, në “San Marino Stadium”.
Teilen: