Monday, 18. May 2026
Sport

Asllani dhe Turam e nisin sfidën nga stoli, publikohen formacionet zyrtare të duelit Inter-Salcburg

GS 24/10/2023 1 Min. Lesezeit

Interi do të presë në orën 18:45 Salcburgun në “San Siro”, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 3-të të Ligës së Kampioneve.intwer

Zikaltërit duan 3 pikët për të marrë kreun e grupit D ndërkohë miqtë do të sfidojnë ekipin e Inzagit dhe do të duan të dalin nga “San Siro” me pikë.

Trajnerët Inzagi ka vendosur ti besojë Pavardit, De Vrajit dhe Bastonit në mbrojtje ndërsa në mesfushë është 5-shja Dumfris, Fratezi, Çalhanoglu, Mikhitarian dhe Augusto. Në sy bie mungesa e Turam i cili është zëvendësuar nga Sançez. Ai shoqërohet nga argjentinasi, Lautaro Martinez.

Ndërkohë mesfushori i Kombëtares kuqezi, Kristjan Asllani do ta nisë sfidën nga stoli.

FORMACIONET ZYRTARE

232

PANORAMASPORT.AL

Teilen: