Sunday, 23. August 2026
Sport

Asllani drejt Monzës, e ardhmja e mesfushorit shqiptar vendoset në ditët në vijim

GS 23/08/2026 1 Min. Lesezeit

Pas fitores 4-1 të Interit ndaj Monzës në ndeshjen hapëse të sezonit, dy klubet pritet të zhvillojnë bisedime lidhur me merkaton gjatë kësaj jave. Drejtuesit e të dyja klubeve mund të diskutojnë një marrëveshje për të përforcuar mesfushën e skuadrës lombarde.

Monza aktualisht po përballet me disa mungesa, veçanërisht dëmtimin e rëndë të kapitenit Matteo Pessina, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth tre deri në katër muaj.

Mes kandidatëve është Kristjan Asllani, për të cilin po shqyrtohet mundësia e një huazimi; edhe pse mesfushori shqiptar duket më i prirur për një transferim jashtë Italisë, ai e ndoqi ndeshjen në “San siro” dhe pa vetë se bardhekuqve nuk u mungon aspak potenciali.

Nevoja për të ndërhyrë në tregun e transferimeve u theksua fuqimisht nga vetë Ivan Jurić pas ndeshjes në “San Siro”. “Skuadra duhet të plotësohet në pozicione të ndryshme të fushës,” deklaroi trajneri kroat.

Teilen: