Reali i Madridit ka anuluar udhëtimin për në Paris për galanë e Topit të Artë, duke përfshirë edhe Vinicius, çka do të thotë se braziliani nuk është fitues i çmimit prestigjioz.
Pritej që avioni i rezervuar për delegacionin e Realit të Madridit të nisej nga aeroporti “Adolfo Suarez” de Barajas në orën 15:00, por klubi i bardhë, nisur nga informacionet që mori nga Parisi, anuloi ekspeditën prej 50 personash.
Një surprizë e madhe që të bën të kuptosh se drejtuesit e Realit kanë informacionin se Vini nuk është zgjedhur futbollisti më i mirë në botë.
Favoriti, për momentin, është spanjolli Rodrigo Hernández, kampion i Evopianit me Spanjën dhe MVP i turneut. Futbollisti spanjoll ka realizuar një sezon spektakolar, duke fituar Premier League dhe FA Cup, edhe pse nuk arriti të fitojë Champions League, kompeticion nga i cili u eliminua nga Reali i Madridit.
Reali i Madridit ka 11 të nominuar për çmimet që France Football dhe UEFA japin sonte në Paris. Për Topin e Artë, përveç favoritit të qartë, Vinicius, ishin Jude Bellingham, Fede Valverde, Toni Kroos (në pension), Carvajal, Mbappé dhe Rüdiger.
Ancelotti është kandidat ndër çmimin e trajnerit më të mirë, i cili pritetdo të shkojë për Luis De la Fuente. Për trofeun Kopa që shpërblen të riun më të mirë, Arda Güler. Dhe për trofeun Yashin, Lunin. Asnjë nga këta lojtarë dhe familjet e tyre përkatëse nuk do të jenë në Paris.