Sunday, 15. March 2026
Sport

Atalanta harron Real-in

GS 14/12/2024 1 Min. Lesezeit

Vazhdon ecuria e shkëlqyer e Atalanta-s në kampionat.

Skuadra e Berat Gjimshitit ka mundur Cagliari-n e Alen Sherrit, përsëri titullar sot, në javën e 16-të të Serisë A dhe ka përforcuar kreun e renditjes.

Pas një pjese të parë shumë të mirë nga Cagliari, me portierin Carneseçhi që ka bërë disa pritje shpëtimtare, bergamaskët janë zgjuar në 45 minutat e dyta.

CAGLIARI-ATALANTA – 0-1 – GOLI – VIDEO

Ka qenë i goditur zëvendësimi i bërë nga Gasperini në minutën e 64-t duke aktivizuar Zaniolo-n në vend të De Ketelaere.

Ka qenë pikërisht italiani që ka realizuar golin që ka vendosur takimin në minutën e 66-të duke i dhuruar skuadrës së tij tri pikë të tjera shumë të rëndësishme në luftën për titull.

Teilen: