Në ditët e fundit Italia dhe Gjermania kanë nisur një betejë në distancë për shërbimet e një sulmuesi premtues siç është Nicolò Tresoldi.
Sulmuesi i Club Bryzhit është një profil ku dy kombëtaret në fjalë kanë mangësi. Të gjendur në këto pozita Roberto Mancini dhe Claudio Ranieri mësohet të kenë kontaktuar 22-vjeçarin për ta bindur që të pranojë ftesën e Italisë.
Kontaktet mes palëve kanë qenë të vazhdueshme, por duket se kanë qenë të suksesshme siç ishin ato që bindën Alessandro Romano-n (refuzoi Zvicrën për tu veshur me të kaltra).
Situata me Nicolò Tresoldi-n është më e ndërlikuar për Italinë, të cilës i duhet të bëjë llogaritë me Gjermaninë. Sulmuesi i talentuar pas bisedimeve me komisarin teknik italian ka njoftuar se për momentin nuk do të nxitohet dhe se dëshiron që të jetë pjesë e Gjermanisë në turneut e Europianit për moshat deri në 21 vjeç.
Përgjigja e marrë nga lojtari ka “ftohur” italianët, të cilët kanë kuptuar se në këtë histori mbetet zgjedhja e dytë.
Tresoldi ka lindur në Kaljari. Babai i tij është italian ndërsa nëna argjentinase. Familja e tij u spostua në Gjermani kur lojtari ishte 13 vjeç ndërsa hapat e parë në karrierë i hodhi në ekipin e Hannover 96. Në 2025 ai u transferua në Belgjikë pasi Club Bryzh pagoi 7.5 milionë euro. A.V.