Friday, 23. January 2026
Sport

Atletja nigeriane nuk do të garojë në Lojërat Olimpike për një arsye të çuditshme!

GS 02/08/2024 1 Min. Lesezeit

Ndonëse u kualifikua me normë, Favoru Ofili, sprintiere nigeriane, nuk do të mund të garojë në 100 metra në “Paris 2024”, kjo pasi Federata Atletike e Nigerisë dhe Komiteti Olimpik i Nigerisë nuk e kanë regjistruar atë për garën.

Atletja ka shprehur zhgënjimin e saj për këtë situatë me anë të një reagimi në rrjetet sociale.

“Me keqardhje të madhe më kanë thënë se nuk do të garoj në 100 metra në këtë Olimpiadë.

U kualifikova, por federata dhe komiteti nuk më regjistruan.

Unë kam punuar katër vjet për ta fituar këtë mundësi. Pse?”, shkruan Ofili, e cila tani shpreson të marrë të pjesë në 200 metra dhe në stafetë 4×100 metra.

Teilen: