Saturday, 4. July 2026
Futboll

Aurelien Tchouameni drejt largimit, Real Madrid gjen zëvendësuesin e francezit

GS 04/07/2026 1 Min. Lesezeit

Aurelien Tchouameni pritet të mungojë për shkak dëmtimi në sfidën e sotme të Francës ndaj Paraguajit, e vlefshme për raundin e 1/16-ve. Mesfushori është një element shumë i rëndësishëm për Didier Deschamps.

Pavarësisht rëndësisë së jashtëzakonshme që ka te “Gjelat”, situata për Tchouameni te Real Madrid është e ndryshme. 26-vjeçari nuk është plotësisht i sigurt për të ardhmen e tij te klubi madrilen dhe mund të jetë një nga largimet e mëdha të kësaj vere.

Sipas AS, Tchouameni mund të transferohet te Manchester United. “Djajtë e Kuq” kanë kohë që e ndjekin dhe e kërkojnë francezin dhe ndoshta kjo verë mund të jetë momenti i duhur për të finalizuar transferimin e bujshëm.

Tchouameni është nën kontratë me madrilenët deri në vitin 2028, vlera e tij në treg sipas Transfermarkt është 70 milionë euro. Sipas raportimit të AS, në rast largimi të Tchouameni, Real Madrid do të provojë transferimin e mesfushorit anglez të Bournemouth, Alex Scott.

Teilen: