Përballja ndërmjet Austrisë dhe Kosovës ishte takimi që tërhoqi më së shumti shikues në stadium në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kombeve.
Sipas të dhënave të publikuara nga “Football Meets Data”, ndeshja e luajtur në “Ernst-Happel Stadion” në Vjenë, u ndoq nga tribunat prej 47.000 shikuesve.
Kështu që, dueli Austri – Kosovë, të cilin e fituan austriakët 3:1, e kryeson listën e ndeshjeve të xhiros së dytë të Ligës së Kombeve për nga numri i shikuesve në stadium.
Po ashtu, edhe të dhënat zyrtare të ndeshjes e konfirmojnë gjithashtu numrin prej 47.000 spetatorësh duke trefuar se stadiumi ishte i mbushur plotë.
Në vendin e dytë të kësaj liste, u pozicionua ndeshja Gjeorgji – Ukrainë kurse pas saj ajo ndërmjet Belgjikës dhe Francës, e cila kishte më pak se 41.000 shikues.
Ndeshja që pati më së paku shikues në tribuna në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kombeve ishte ajo ndërmjet Gjibraltarit dhe Rumanisë, e cila u përcoll nga 1.382 shikues.