Selektori i Austrisë, Ralf Rangnick do t’i ketë dy mungesa të mëdha për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kombeve që e luan kundër Kosovës.
Paul Wanner dhe Nikolas Veratschnig, janë liruar nga grumbullimi dhe do t’i mungojnë Austrisë për dy ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve.
Të dy futbollistët, kanë pësuar lëndime në ndeshjen kundër Kosovës në Vjenë, të cilën e fitoi Austria me rezultatin 3:1, të dielën e shkuar.
Largimin e tyre nga grumbullimi dhe kthimin nëpër klubet e tyre për trajtim të mëtejshëm, e ka konfirmuar federata austriake, të martën.
Kështu që, Austria do të jetë pa këta dy futbollistë për ndeshjen ndaj Irlandës, fillimisht dhe pastaj kundër Kosovës.
Austria të enjten përballet në udhëtim me Irlandën, ndërsa të dielën luan kundër Kosovës në Prishtinë, ndeshje këto që i takojnë Grupit B3, të cilit i prinë me 6 pikë.