Në një intervistë për “Marca”, David Alaba foli për emocionet e Kupës së Botës dhe motivoi shokët e tij të ekipit përpara ndeshjes së raundit të 1/16-ve të finales kundër Spanjës.
Kapiteni i Austrisë tha: “Të qenit këtu do të thotë gjithçka për ne. Ne punuam jashtëzakonisht shumë për të arritur në këtë Kupë Bote. Për shumë prej nesh, të luash në një turne si ky ishte një ëndërr. Të udhëheq vendin tim si kapiten është një ndjenjë e jashtëzakonshme.”
Lidhur me ndeshjen e nesërme, Alaba shtoi: “E dimë sa e vështirë do të jetë; Spanja është një nga ekipet më të mira në botë dhe një nga favoritët kryesorë për titullin. Por vjen në Kupën e Botës për të luajtur ndeshje si kjo. Ne jemi njëqind për qind të motivuar dhe do të zbresim në fushë duke synuar një fitore. Do të jetë një sfidë shumë e vështirë, por në futboll, gjithçka është e mundur.”