• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Babai i Kompanys zbulon prapaskenat: Ai refuzoi dy skuadra nga Liga Premier për Bayernin

06/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vincent Kompany është emëruar trajner i gjigantit gjerman Bayern Munich dhe për shumë kë kjo ishte një befasi e madhe.

Trajneri belg ra nga Liga Premier me skuadrën e tij Burnley dhe të shkosh për ta udhëhequr një nga skuadrat më të mëdha në botë është vërtetë befasi.

Por babai i ish-qendërmbrojtësit belg nuk është befasuar aspak nga kjo zgjedhje e Bayernit.

Pierre Kompany, që është një politikan në Belgjikë ka thënë se ai nuk u befasua nga vendimi i Bayernit, pasi djali i tij ka refuzuar Chelsean dhe Brightonin që e donin gjithashtu.

“Ishte një befasi për të gjithë botën. Epo, për mua nuk ishte. Nëse shikoni se cilat skuadra tashmë kanë kontaktuar : vitin e kaluar ishin  Tottenham dhe Chelsea, tani  Brighton ka treguar interes dhe Chelsea përsëri. Por kur Bayerni, një klub që është aq mirë i strukturuar në të gjitha nivelet, troket, nuk mund ta refuzosh”, tha Pierre Kompany për La Dernière Heure/Les Sports.

Pas largimit të Thomas Tuchel, Bayerni ishte refuzuar nga disa trajnerë si Xabi Alonso, Julian Nagelsmann dhe Ralf Rangnick.

“Tek Bayern ata nuk e shikonin verbërisht rënien nga Liga Premier. Ata e dinë se Burnley duhet të kishte marrë më shumë pikë. Ata menduan se ishte e drejtë që Vincent nuk hoqi dorë nga loja dhe vizioni i tij”, tha Pierre Kompany. 

Next Post

​Në prag të Euro 2024, UEFA sjellë risi për tifozët

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.