Friday, 25. September 2026
Sport

Italia e nis me humbje në Ligën e Kombeve, Belgjika triumfon në Romë

GS 25/09/2026 1 Min. Lesezeit

Belgjika e ka nisur me fitore aventurën në Nations League, duke mposhtur Italinë 0-2 në Olimpico, në ndeshjen e parë të Grupit A1.

Belgët ishin skuadra më e mirë gjatë pjesës më të madhe të takimit dhe krijuan më shumë raste. Mika Godts zhbllokoi sfidën në pjesën e parë, ndërsa Dodi Lukebakio dyfishoi epërsinë në fraksionin e dytë.

Italia pati disa momente të mira sidomos pas pushimit, por nuk arriti të konkretizojë rastet e krijuara. Në anën tjetër, Gianluigi Donnarumma mbajti në lojë “Azzurrët” me disa pritje të rëndësishme, duke shmangur një humbje edhe më të thellë.

Kështu, Belgjika merr tri pikët në start, ndërsa Italia e nis me humbje garën në Grupin A1.

Teilen: