Sunday, 10. May 2026
Sport

Babai i ndërroi jetë pak orë para Klasikes, Flick njofton se do të drejtojë nga stoli skuadrën kundër Realit

GS 10/05/2026 1 Min. Lesezeit

Zi në kampin e Barcelonës. Vetëm pak orë para El Clasicos, ndërroi jetë babai i trajnerit të Blaugranave, Hansi Flick.

Klubi katalanas postoi një mesazh ngushëllimi në kanalet në mediat sociale: “FC Barcelona dhe e gjithë familja Blaugrana dëshirojnë të shprehin ngushëllimet e tyre më të thella për Hansi Flick për ndarjen nga jeta të babait të tij. Ne ndajmë hidhërimin tuaj dhe mendimet tona janë me ju dhe familjen tuaj në këtë kohë të vështirë.”

Gjithsesi trajneri ka njoftuar drejtuesit e klubit se do të drejtojë në stol skuadrën në sfidën e sotme kundër Realit të Madridit.

Teilen: