Janë dashamirët me të flaktë të klubit të futbollit Ferizaj.
Janë të lidhur ngushtë me futbollin dhe sportin.
Janë babë e bir, Shemsi e Valon Bejta.
Nuk ka ndeshje që nuk janë të pranishëm në stadiumin e Ferizajt në përkrahje të FC Ferizaj.
Rezultatet e fundit të Ferizajt janë edhe një kënaqësi për Shemën e Valonin për faktin se tani Ferizaj është në vend të gjashtë me
38 pikë apo baras me pikë me Prishtinën e pozitës së katërt.
Që nga paslufta e këndej gjithmonë në stadium.
Valoni thotë se Ferizajn e ka përzemër pavarësisht rezultateve.
“Klubi duhet edhe atëherë kur nuk i ka momentet e mira.
Gjithmonë jam me Ferizajn. Klub që na bën krenar, klub që së fundit po na kënaq me rezultate dhe urojmë të përfundojnë në vend të katërt të tabelës”, thotë Valoni për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Një familje që i takon kryesisht sportit, pasi që djali i axhës së Valonit, Ridvan Bejtullahu, një kohë ka qenë ndër futbollistët më të mirë të Ferizajt.
“Jo vetëm ai kur ka luajtur por gjithmonë jemi në stadium sepse nuk mundemi pa futboll. Gjithmonë me anim korrekt dhe e urojmë edhe rivalin kur fiton sepse ky është futbolli”, tha Valoni.
Shemsiu, ish futbollist, për çka Valoni mburret shumë.
“Babai ka qenë futbollist dhe jemi duke rrugën e tij, sepse edhe axha im ka luajtur me sukses, besoj që edhe djemtë e mi do të jenë një ditë futbollistë”, ka nënvizuar Valoni.
“Babai im shumë më flet shumë për futbollin, me tregon histori të ndryshme që nga vitet e 70-ta e këndej.
Jemi të fokusuar shumë pas kësaj loje të bukur që është si ushqim për ne si familje. Gjithmonë do të jemi besnikët e Ferizajt”, ka thënë Valoni.
Përveç që është dashamirë i flaktë i FC Ferizajt, në shumë raste edhe kritikë dhe i ashpër.
“Unë i dua fitoret e klubit tim të zemrës të pastra si loti. Kur luajnë dobët jam kritikues e kur fitojnë pa meritë po ashtu jam kritikues dhe e shprehu haptas qoftë me fjalë qoftë nëpër rrjete sociale. E dua pastërtinë e sportit”, ka përfunduar Valoni.