Sunday, 17. May 2026
Sport

Silvinjo e ka harruar dhe trajneri anglez po e surprizon, lojtari i Kombëtares shpërndan “SMS” të koduar

GS 15/04/2025 1 Min. Lesezeit

Anis Mehmeti po kalon një periudhë të vështirë nga muaji mars. Sulmuesi i Bristol Sitit nuk u ftua nga Silvinjo, ndërsa ka humbur po ashtu vendin e titullarit te klubi i tij.

Screenshot 2025-04-15 134835

Trajneri anglez, Liam Maning, ka surprizuar me vendimin për të dërguar në stol Mehmetin. Kjo pasi 24-vjeçari është edhe golashënuesi më i mirë i skuadrës në Championship.

Mehmeti ka vendosur së fundmi të postojë një mesazh përmes rrjeteve sociale. “Koha gjithmonë e tregon”, shkruan anësori i sulmit, që po kalonte sezon mjaft të mirë.

Në këtë sezon ka shënuar 12 gola. Kujtojmë se ftesa e fundit nga Kombëtarja shqiptare për të ishte dy vite më parë.

Screenshot 2025-04-15 133426

E.LOCI-PANORAMASPORT.AL

Teilen: