Sunday, 10. May 2026
Sport

Ballkani jep lajmin e mirë për tifozët, biletat për ndeshjen kthyese ndaj Santa Colomas do jenë falas

GS 13/07/2024 1 Min. Lesezeit

Ballkani ka dhënë një lajm të mirë për tifozët e klubit suharekas.

Skudra kosovare ka njoftuar përmes Facebook se biletat për ndeshjen kthyese ndaj Santa Coloma që zhvillohet në “Zahir Pajaziti” në kuadër të kualifikimit në Champions League do jenë falas, shkruan GazetaBlic Sport.

Kujtojmë që ky duel zhvillohet nga ora 16:30 të martën e 16 korrikut.

Të besuarit e Ilir Dajës triumfuan në ndeshjen e parë me rezultat 1-2.

Teilen: