Wednesday, 29. April 2026
Sport

Ballkani konfirmon largimin e radhës nga skuadra

GS 13/06/2024 1 Min. Lesezeit

Marsel Ismajlgeci është i larguari i radhës nga kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani.

Mbrojtësi shqiptar ishte i huazuar te kampionët e Kosovës nga skuadra boshnjake Zrinjski Monstar derisa marrëveshja e huazimit ka skaduar.

Ballkani nuk do ta blej lojtari dhe ai tanimë është rikthyer te klubi boshnjak.

Suharekasit kanë falënderuar për kontributin e dhënë Ismajlgecin, derisa i kanë uruar suksese në të ardhmen.

Më parë nga Ballkani janë larguar edhe Armend Thaqi, Edvin Kuc, Lorenc Trashi, Nazmi Gripshi dhe Mamadou Danfa.

Teilen: