Monday, 31. August 2026
Sport

Ballkani mposht Malishevën

GS 11/11/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Ballkanit është rikthyer në krye të Superligës së Kosovës në futboll.

Fitorja e fundit e kampionit në fuqi, ka bërë që Ballkani të ketë 25 pikë, sa i ka edhe Drita por që ekipi nga Gjilani ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Të hënën, Ballkani triumfoi 1:0 në Suharekë ndaj skuadrës së Malishevës në ndeshjen e fundit të xhiros së 13-t të elitës së futbollit kosovar.

Golin e vetëm në këtë përballje, e shënoi sulmuesi Sunday Adetunji, i cili golin e realizoi në minutën e 41-të.

Për Ballkanin, kjo është ndeshja e shtatë rresht pa humbje, ku ka regjistruar 4 fitore dhe 3 barazime.

Në anën tjetër, Malisheva që shënoi humbjen e parë pas tri ndeshjeve, mbetet në pozitën e tretë në tabelë me 22 pikë të tubuara.

Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet pas dy javësh me ndeshjet e xhiros së 14-të.

Teilen: