Wednesday, 13. May 2026
Sport

Ballkani ndez dritat e “Fadil Vokrrit” të rinovuar, Larne me përshkrim interesant për stadiumin

GS 08/08/2024 1 Min. Lesezeit

Ballkani sonte do t’i ndezë dritat i pari në “Fadil Vokrri”, pas renovimit.

Ekipi nga Suhareka do ta pres ekipin nga Irlanda e Veriut, Larne, në ndeshjen që pritet të nisë nga ora 20:00 në kuadër të rrethit të tretë të kualifikimeve në Conference League.

E është pikërisht ekipi i Irlandës së Veriut që ia ka bërë një përshkrim mjaft interesant stadiumit “Fadil Vokrri”, në të cilin do të luhet ndeshja.

Larne dha të dhëna interesante ku e përmendi faktin se “Fadil Vokrri” është hapur në vitin 1953 në Prishtinë, e që ka një kapacitet prej 13 mijë e 980 ulësesh, teksa tha se bari është hibrid.

Teilen: