Ballkani ka bërë përforcimin e radhës në afatin kalimtar, duke afruar mbrojtësin njëzet e dy vjeçar, Lendrit Shalën.
Shala është formuar në futbollin zviceran dhe është pjesë e Kosovës U21.
“FC Ballkani ka përforcuar repartin e mbrojtjes me Lendrit Shalën. Shala, 22 vjeç, është një mbrojtës i formuar në futbollin zviceran dhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës U21″, ka njoftuar Ballkani. Me karakteristikat e tij fizike dhe eksperiencën e fituar në karrierën e deritanishme, ai vjen për të sjellë më shumë siguri dhe konkurrencë në mbrojtjen e skuadrës”, shkruhet në njoftimin e klubit nga Suhareka.
Teilen: