Monday, 23. March 2026
Sport

Ballkani siguron kalimin tutje, mëson kundërshtarin për raundin e tretë të Conference League

GS 30/07/2024 1 Min. Lesezeit

Ballkani ka siguruar kalimin tutje në Conference League.

Skuadra kosovare triumfoi 0 me 2 në ndeshjen kthyese ndaj Hamrun dhe siguroi kalimin në raundin e tretë, shkruan GazetaBlic Sport.

Walid Hamidi dhe Karrica realizuan golat e fitores në Maltë, kurse për një vend në play off të Ligës së Konferencës, Ballkani do të luajë me Larnen e Irlandës së Veriut – ekip të cilin skuadra kosovare e eliminoi vitin e kaluar.

Ndeshja e parë luhet më 8 gusht, ndërsa ajo e kthimit më 15.

/GazetaBlic Sport/

Teilen: