Sunday, 15. November 2026
Sport

Barazim në derbin e Ligës së Parë, Prishtina e Re ndal Lirinë

GS 15/11/2026 1 Min. Lesezeit

Prishtina e Re dhe Liria janë ndarë në barazim 1:1 në përballjen e zhvilluar të dielën në Hajvali, në kuadër të xhiros së 16-të të Ligës së Parë.

Skuadra mysafire e nisi takimin me gol, duke kaluar në avantazh që në minutën e gjashtë. Drin Ymeri realizoi për 0:1, pas asistimit të Albion Kurtajt.

Ky rezultat mbeti në fuqi deri në përfundimin e pjesës së parë, ndërsa vendasit arritën të përgjigjen vetëm në minutat e fundit të takimit.

Bujar Shabani ishte autor i golit të barazimit për Prishtinën e Re, duke vendosur rezultatin përfundimtar 1:1.

Pavarësisht barazimit, Liria vazhdon të mbajë pozitën e parë në tabelë me 36 pikë. Skuadra prizrenase deri më tani ka regjistruar 11 fitore, tri barazime dhe një humbje, ndërsa ka edhe një ndeshje të papërfunduar.

Prishtina e Re mbetet në vendin e dytë me 33 pikë, me bilanc prej dhjetë fitoreve, tri barazimeve dhe tri humbjeve.

Teilen: