Atletiko Madrid barazoi dje 1-1 në transfertën e Real Madrid. Ishin miqtë që shënuan të parët me penallti, ndërsa të besuarit e Ançelotit vendosën baraspeshën në pjesën e dytë.
Pas ndeshjes foli trajneri i Atletikos, Simeone. Ky i fundit këmbëngul që Barcelona ka skuadrën më të mirë në La Liga.
“Akoma insistoj se Barcelona është skuadra më e mirë në La Liga. Ata sulmojnë shumë mirë, kanë shpejtësi të pabesueshme te lojtarët e tyre dhe luajnë shumë mirë si skuadër. Të shikojmë nëse fitojnë nesër(sot)”, u shpreh Simeone ndër të tjera.
PANORAMASPORT.AL