Një surprizë e madhe ka ardhur nga nominimet e “Topi i Artë” 2026, ku ka publikuar kandidatët për çmimin “Klubi i Vitit”, por në listë mungojnë dy gjigantët spanjollë, Barcelona dhe Real Madrid.
Barcelona dhe Real Madridi nuk janë përfshirë në pesëshen e nominuar për çmimin “Klubi i Vitit”, derisa në listë janë Arsenal, Bayern Munich, Bodo/Glimt, Flamengo dhe PSG.
Vendimi ka shkaktuar habi, sidomos për faktin se Bodo/Glimt është preferuar ndaj gjigantit katalanas. Barcelona fitoi La Ligën për të dytin sezon radhazi, por u eliminua në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve dhe humbi Copa del Rey.
Megjithatë, katalanasit e kanë nisur sezonin e ri në mënyrë fantastike, me 17 gola në katër ndeshje, ndërsa Lamine Yamal, Raphinha dhe Rodri po shkëlqejnë.
Teilen: