La Liga ka mbyllur sot thuajse siparin për sezonin 2025-2026. Nesër do të luhet ndeshja e fundit me Villarreal dhe Atletico Madridiit, por që të dyja ekipet e kanë siguruar biletën për në Champions League dhe përballja mes tyre nuk do të ketë ndonjë rëndësi të veçantë. Të gjitha verdiktet e këtij sezoni tashmë janë vendosur.
Fituesja e titullit kampion, Barcelona, e mbyll sezonin me humbje, 3-1 në transfertën ndaj Valencia. Real Madrid fiton 4-2 në shtëpi ndaj Athletic Bilbao. Dani Carvajal dhe David Alaba luajtën sonte zyrtarisht ndeshjen e fundit me fanellën e Real Madridit.
Bashkë me Barcelonën dhe Real Madridid, në Champions League do të marrin pjesë dhe Atletico Madrid, Villarreal dhe Betis. Celta Vigo e mbyll në vendin e gjashtë dhe do të marrë pjesë në grupet e Europa League. Bashkë me të edhe Real Sociedad, si fituesja e Kupës së Mbretit, pavarësisht se sezonin e mbylli në vendin e 10-të.
Getafe me fitoren 1-0 ndaj Osasunës, siguron biletën për në Conference League. Beteja e vërtetë ishte për fundin e tabelës, ku ishin në lojë disa ekipe për të përfunduar në Segunda Divizion.
Dy ekipet e tjera që i bashkohen Real Oviedo në Segunda Divizion janë Girona dhe Mallorca. Girona barazoi 1-1 ndaj Elche, ndërsa Mallorca fitoi 3-0, por renditet në vendin e 18-të. Ekipin e Vedat Muriqit e penalizon golavarazhi, pasi ka po 42 pikë sa Osasuna dhe Levante. Muriqi shënoi golin e tretë ndaj Oviedo dhe e mbyll me 23 gola këtë sezon, dy më pak se vendi i parë që mbahet nga Kylian Mbappe.