Sunday, 10. May 2026
Sport

Barcelona mposht me lehtësi Realin në El Clasico, katalunasit fitojnë titullin e 29-të

GS 10/05/2026 1 Min. Lesezeit

Barcelona ka fituar El Clasicon përballë Real Madridit me rezultat të pastër 2-0.

Në një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në fund,katalunasit fituan tre pikët dhe janë zyrtarisht kampion të La Ligas për sezonin 2025/26.

Ky është titulli i 29-të në histori të Barcelonës në La Liga.

Katalunasit kanë kaluar në epërsi vetëm pas nëntë minutave lojë me një gol spektakolar nga Marcus Rashford nga gjuajtja e lirë për 1-0.

10 minuta më vonë vendasit ndërtuan një aksion spektakolar, ku Ferran Torres shënoi për 2-0.

Barcelona kreu punë për 19 minuta me golat dhe menaxhoi shumë mirë rezultatin deri në fund të ndeshjes.

Katalunasit kishin raste të tjera shënimi, por që nuk ia dolën të shënonin golin e tretë.

Pas 35 xhirove,Barcelona ka 91 pikë, 14 më shumë se Real Madridi e dyta.

Teilen: