• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barcelona nuk feston/ Klubi “blaugrana” humbet në gjykatë çështjen kundër Ligës, Dani Olmo nuk mund të federohet

28/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në fushë dhe jashtë saj, Barcelona nuk ka asgjë për të festuar në këtë fund të vitit 2024.

Pas rezultateve negative që detyruan skuadrën e Hansi Flick të dorëzonte kreun e renditjes në La Liga, në klubin “blaugrana” kanë marrë një tjetër goditje të rëndë.

Gjykata komerciale e Barcelonës ka vendosur kundër klubit nga Katalonja në lidhje me padinë e ngritur nga Liga Spanjolle e Futbollit në lidhje me federimin e dy lojtarëve Dani Olmo dhe Pau Victor.

Si pasojë e borxhit të madh të akumuluar ndër vite, Barcelona regjistroi me vështirësi dy futbollistët në fillim të sezonit, pasi sipas Ligës po shkeleshin rregullat e “Fair Play Financiar”.

Në këtë mënyrë palët iu drejtuan gjykatës, që ka vendosur kundër klubit “blaugrana”.

Ky I fundit ka të drejtën e apelit, por koha punon kundër dhe nëse nuk gjen zgjidhje deri në datën 31 dhjetor, atëherë rrezikon të humbasë dy futbollistët me parametra zero.

Nëse Pau Victor është prodhim i akadamisë “La Massia”, për Dani Olmo, Barcelona pagoi 60 milion euro për të marr kartonin e tij nga Leipzig në merkaton e verës.

Nëse deri në ditën e fundit të viti nuk arrin ta federojë, atëherë sipas kontratës, mesfushori spanjoll ka të drejtë që nga 1 janari 2025 të gjejë një tjetër skuadër. /abcnews.al

Next Post

Tjetër çmim për Cristiano Ronaldon për ndikimin e tij në futbollin e Lidjes së Mesme

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.