Friday, 21. August 2026
Sport

Tjetër çmim për Cristiano Ronaldon për ndikimin e tij në futbollin e Lidjes së Mesme

GS 28/12/2024 1 Min. Lesezeit

Cristiano Ronaldo sapo është shpallur lojtari më i mirë i Lindjes së Mesme gjatë ceremonisë së ‘Globe Soccer Aëards’. Ky çmim vlerëson ndikimin e jashtëzakonshëm të futbollistit portugez në skenën e futbollit të rajonit që nga momenti kur ai iu bashkua Al-Nassr në vitin 2023.

Gjatë ndarjes së çmimeve në Dubai, janë vënë në pah performancat e CR7, i cili, në moshën 39-vjeçare, vazhdon të shkëlqejë në Lindjen e Mesme.

Ndikimi i tij tashmë shtrihet përtej kufijve të futbollit, duke forcuar legjendën e tij dhe duke tërhequr vëmendjen ndaj Saudi Pro League.

Teilen: