Sunday, 13. September 2026
Sport

Barcelona nuk ndalet, fiton edhe ndaj Levantes

GS 13/09/2026 1 Min. Lesezeit

Barcelona ka vazhduar me fitore në elitën e futbollit spanjoll.

Barça të dielën në kuadër të xhiros së pestë të La Ligas e mposhti Levanten në udhëtim me rezultatin 4:2.

Xavi Espart e realizoi golin e epërsisë për Barçën në minutën e pestë.

Barça i dyfishoi shifrat në minutën e 19-të me golin që e shënoi Lamine Yamal.

Në të dy golat e parë asistimet i bëri Raphinha.

Yamal shënoi edhe për 3:0 në minutën e 48-të. Spanjolli ishte i saktë nga pika e bardhë.

Levante u kthye në lojë në minutën e 79-të. Ivan Romero shënoi për 3:1.

Nëntë minuta më pas, Roger Brugue, e ngushtoi rezultatin në 2:1.

Teksa vendësit e kërkonin golin për barazimin e rezultatit, në skenë në minutën e 93-të u shfaq gjermani, Karim Adeyemi, duke realizuar për rezultatin përfundimtar 4:2.

Për gjigantin katalunjas është fitorja e pestë radhazi. Ka 15 pikë në pozitë e parë. Levante është në mesin e tabelës me pesë pikë.

Teilen: