Pavarësisht se në sezonin e fundit ku ishte i huazuar te Barcelona, Marcus Rashford tregoi një formë shumë të mirë, duke kontribuar me 14 gola dhe 14 asiste, në fund katalanasit vendosën të mos ushtronin të drejtën e blerjes së kartonit të tij, për shifrën 30 milionë euro.
Sulmuesi do të rikthehet përkohësisht te Manchester United, pas përfundimit të Botërorit, por jo për të qëndruar gjatë. Drejtuesit e “Djajve të Kuq” janë të bindur për shitjen përfundimtare të sulmuesit.
Ndërkohë, Fanatik zbulon se Rashford është objektivi numër një i Fenerbahce për të forcuar sulmin për sezonin e ri. Klubi turk ka shprehur gatishmërinë e plotë për të nisur negociatat zyrtare me Manchester United dhe përfaqësuesit e sulmuesit.
Pas transferimit të Mason Greenëood, Fenerbahce synon të bëjë edhe goditjen tjetër të madhe në sulm, që është Rashford. Klubi nga Stambolli është i gatshëm të paguajë shifrën 30 milionë euro të vendosur si kusht nga Manchester United. Një pengesë për t’u zgjidhur është rroga e majme që pretendon sulmuesi, gjë që ka stepur shumë ekipe të tjera për të tentuar transferimin e tij.