Wednesday, 22. July 2026
Sport

Barcelona të interesuar për Luis Diaz, Liverpool i vë çmimin kolumbianit

GS 08/06/2024 1 Min. Lesezeit

Siç raportohet, Liverpooli është i gatshëm t’i ndajë rrugët me sulmuesin kolumbian, Luis Diaz.

Pasi iu bashkua Liverpoolit në dimrin e vitit 2022, Luis Diaz kaloi nëpër ulje e ngritje të ndryshmë nën udhëheqjen e Jurgen Klopp.

Megjithatë, anësori ishte një nga lojtarët më të mirë të Liverpoolit sezonin që e lamë pas.

Andaj, Liverpooli po ngurron të ulë çmimin që Barcelona po ofron për shërbimet e sulmuesit kolumbian.

Fillimisht, klubi nga Merseyside i kishte vendosur një shifër prej 120 milionë eurosh, mirëpo tanimë kanë vendosur një çmim më real.

Sipas “Diario AS”, “The Reds” i kanë vendosur një çmim prej 75 milionë eurosh, një shumë e madhe për Barcelonën, që po kalon në momente jo të mira financiare.

Katalunasit duhet të shesin disa lojtarë për të arritur këtë shumë, prandaj transferimi i tij duhet të presë pak.

Diaz nuk është i vetmi sulmues anësor në ‘radarin’ e Barcelonës, me klubin katalunas që është interesuar edhe për shërbimet e Nico Williams.

Mirëpo, drejtori sportiv Deco e vlerëson më shumë Diazin se Williams Jr.

Teilen: