Sunday, 10. May 2026
Sport

Barcelona transferon talentin nga Suedia

GS 14/07/2025 1 Min. Lesezeit

Talenti nga Suedia, Roony Bardghji, i është bashkuar skuadrës së Barcelonës.

Barça të hënën në faqen zyrtare njoftoi se ka arritur marrëveshje me Copenhagenin për ta transferuar Bardghjin.

19-vjeçari Bardghji me gjigantin katalunas ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Hansi Flick ka paguar 2.5 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Bardghjit.

Bardaghji me Copenhagenin i zhvilloi 84 ndeshje dhe kontribuoi me 15 gola dhe një asistim.

Me Kombëtaren U21 të Suedisë, Bardghji, ka luajtur nëntë ndeshje dhe ka realizuar dy gola.

Teilen: