Gabriel Jesus është sulmuesi i ri i Barcelonës. Sulmuesi brazilian iu bashkua katalonasve duke u larguar nga Arsenali.
Për Barçën është transferimi i tretë nga Premier League sivjet, pas Anthony Gordonit nga Newcastle dhe Rodrit nga Manchester City.
Sipas raportimeve, Barcelona ka paguar rreth 10 milionë euro për shërbimet e 29-vjeçarit.
Te Barça, Jesus ka nënshkruar kontratë trivjeçare.
Sipas “SkySports”, transferimi i Jesusit nuk i jep fund përpjekjeve të Barcelonës për Julian Alvarezin e Atletico Madridit.
Tek Arsenali në 123 paraqitje, Jesusi ka shënuar 32 gola. Sezonin e shkuar i nisi vetëm tri ndeshje të Premier Leagues.
Teilen: